Lazio fiton bindshëm në “Bentegodi”, bardhekaltrit në zonën Champions! Hysaj rikthehet titullar (video)

19 Janar 2025
19:50
Telesport
back button

Lazio ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-3 në “Bentegodi” ndaj Verona-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Serisë A. Bardhekaltrit shënuan pas 90 sekondave lojë, Samuel Gigot dërgon me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga Zaccagni nga goditja e këndit.

Boulaye Dia shënoi të dytin pas një topi të marrë Guendouzi dhe finalizimit ë tij perfekt. Me shifrat 0-2 u mbyllën 45 minutat e para. Kryeqytetasit shënuan golin e tretë në minutën e 58′ me Zaccagni, i cili përfitoi nga gafa e mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.

Vlen për t’u përmendur rikthimi i Elseid Hysaj si titullar, ku shkodrani bëri një paraqitje shumë të mirë sonte. Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Verona renditet në zonën e ftohtë, në vendin e 18-të me 19 pikë.

GOLAT VERONA-LAZIO 0-3

Lajme të tjera

Lajmet e fundit