Luftë në derbin shqiptar: 9 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq, Bare mund Manajn!

4 Qershor 2019
22:59
Anton Cicani
back button

Segunda Division, kategoria e dytë e kampionatit spanjoll, nuk ka ulur ende siparin dhe ka shumë rrugë për të bërë. Kështu, dy shqiptarët Rey Manaj dhe Keidi Bare (miq edhe jashtë fushe) duhet të shtyjnë pushimet e tyre, sepse së shpejti, pasi të luhet edhe java e fundit, nis playoff për ngjitjen në La Liga.

Pasi Osasuna e ka siguruar me kohë biletën për lart, sot e ka bërë edhe Granada, në sajë të humbjes së Albacetes, pikërisht ndaj Malagas. Në javën e mbetur, Granada nuk mund të arrihet më nga Albacete, në vend të tretë.

Por, fitorja e ekipit të Bares i ka siguruar zyrtarisht playoff dhe në 90' e fundit do të luhet thjesht për renditjen përfundimtare.

Duhet të ishte një ndeshje deçizive, ashtu ndodhi! Malaga fiton në fushën e vështirë të Albacetes dhe e bën edhe me dhjetë futbollistë. Një 90 minutësh që ka prodhuar nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Miqtë ishin ata që, me titullar Bare, shënuan dy gola dhe më pas, kur mbetën me dhjetë, pësuan një gol, që nuk mjaftoi për Albaceten për të shpresuar te përmbysja.

Manaj, sakaq, u aktivizua në minutën e 60-të të ndeshjes, por nuk është se la gjurmë, edhe pse pati raste për të shënuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit