Luis Enrique: Tani s’më intereson asgjë për Inter, dua që PSG të shkojë në finalen e Champions

7 Maj 2025
8:27
Telesport
back button

Luis Enrique foli në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Arsenal, sfidë që luhet sot në Paris. “Bëhet fjalë për të jetuar një mbrëmje të veçantë. Mendoj se kjo është gjendja shpirtërore që duhet të ketë skuadra, e meritojmë”, tha Luis Enrique

Duhet ta luajmë këtë ndeshje të dytë dhe ta fitojmë. Sigurisht që do të vuajmë sepse kundërshtarët tanë nuk morën një rezultat të favorshëm në ndeshjen e pare. Duhet ta përsërisim atë performancë sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar ndeshjen e kthimit”, shtoi spanjolli.

Duke folur për Arsenal, ai tha: “Pata fatin ta njihja Arteta kur isha lojtar. Ishte shumë i ri dhe e mbaj mend si një person të fortë. Ishte një lojtar i shkëlqyer, është një trajner i shkëlqyer. I uroj më të mirën… por jo për ndeshjen e sotme“.

Në lidhje me faktin se Inter është finalisti i parë (mundi 4-3 Barcelona në San Siro), trajneri i PSG tha: “Djersitem duke menduar për këtë gjysmëfinale. Dua vetëm një gjë finalen. Që PSG të jetë atje, nuk më intereson se aty është Inter”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit