Malaga, Bare dhe Sadiku zbresin me mesazhin “pray for Albania” (VIDEO)

29 Nëntor 2019
21:59
back button

Momentet e vështira që Shqipëria po kalon kanë bërë jehonë edhe jashtë vendit, teksa futbolli që është edhe sporti më popullor, nuk mund të mos solidarizohej. Kështu, kemi parë klube të ndryshme në Itali, Turqi dhe Greqi të solidarizohen dhe mbështesin vendin tonë, i goditur nga tërmeti i rëndë që solli tragjedi.

Malaga, skuadra ku luan Kejdi Bare dhe Armando Sadiku, ka zbritur sonte në fushë me një fanellë ku shkruhej “pray for Albania”, pra “lutuni për Shqipërinë”. Malaga luan në fushën e Numancias sonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit