Sivaspori do të kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja me Galatasaray-n, takim ky i kampionatit që do luhet pas pak ditësh në Stamboll.
Uygun Bulent, trajneri i Sivasporit ka marrë dje lajmin e mirë, teksa Rei Manaj është rikthyer në stërvitje, pas problemeve të vogla të shfaqura pas ndeshjes së fundmi me Koniasporin e Sokol Cikalleshit.
Bulent e sheh sulmuesin shqiptar si titullar ndaj pretendentëve të Galatasaray-it, me shpresën se ai do mund të bëjë diferencën. Manaj ka realizuar deri më tani 18 gola në kampionat, duke fituar kështu zemrën e tifozëve të Sivasporit.
Në fundjavë, Manaj do të ketë edhe një përballje direkt me Mauro Icardin, kryesuesin e golashënuesve që ka realizuar deri tani 21 gola, tre më shumë sesa shqiptari. Të dy sulmuesit njihen pasi bashkë kanë luajtur tek Interi në vitet 2015-2016.







