Marc Marquez rikthehet te suksesi, triumfon në garën sprint të zhvilluar në Brazil

21 Mars 2026
20:49
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi garën sprint të zhvilluar në pistën braziliane të Ayrton Senna, i vlefshëm për botërorin e MotoGP. Një sukses i vështirë për kampionin e botës, që vetëm në tri xhirot e fundit arriti të marrë kreun.

Marquez arriti të parakalojë italianin Fabio di Giannantonio me VR46-Honda, që u rendit në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe spanjolli tjetër Jorge Martin me Aprilia, që rikthehet në podium pas një mungese të gjatë.

Për sa i përket garës, ajo ishte një duel “rrotë më rrotë“ mes dy pilotëve të parë, me italianin që nuk hoqi dorë nga fitorja. Në fund, Marquez arriti të mbrojë kreun e fituar me shumë mund, duke korrur një fitore të vështirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit