Maresca: Kjo është humbja më e vështirë e sezonit, duhet të punojnë të gjithë, jo vetëm Palmer

24 Shkurt 2025
11:41
Telesport
back button

Vijon kriza te skuadra e Chelsea, që ka zbritur në vendin e shtatë në renditjen e Premier League pas humbjes 1-2 ndaj Aston Villa. “Performanca dhe reagimi krahasuar me ndeshjen e fundit ishte shumë i mirë. Nuk e meritonim të humbnim”, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea.

Për fat të keq ne humbëm dhe nuk jemi të lumtur. Nëse luajmë me të njëjtin ritëm deri në fund mund të arrijmë kënaqësi të mëdha. Duhet të fitojmë ndeshje, ndoshta duhet të bëjmë më shumë. Na duhet vetëm një fitore për të thyer tersin dhe të menaxhojmë më mirë situatën”, tha Maresca.

Për formën e Cole Palmer, që s’është më ai i fillim-sezonit, ai shtoi: “Cole është një lojtar i mirë. Një top-lojtar gjithmonë dëshiron të fitojë, të luajë gjithmonë një rol të rëndësishëm. Ne jemi shumë të lumtur me të dhe jemi të sigurt se ai do të jetë shumë i lumtur te Chelsea dhe ne do të jemi shumë të lumtur me të”.

Ne nuk mund të mbështetemi vetëm te Cole për çdo ndeshje, kemi nevojë për të gjithë ekipin. Kjo është e qartë për të gjithë. Ne duhet të jemi të fortë, të gjithë së bashku dhe të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin. Kjo ndoshta humbja më e vështirë e sezonit”, tha Enzo Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit