Maresca: Kur drejton Chelsea ka gjithnjë presion, ndaj United e vështirë, Palmer është gati

20 Shtator 2025
9:14
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, kërkon që skuadra e tij të reagojë pas barazimit ndaj Brentford në kampionat dhe humbjes ndaj Bayern Munich në Champions League. Sipas tij, këto dy rezultate e shtojnë presionin ndaj tij dhe “blues” në prag të ndeshjes ndaj Manchester United.

Kam presion në të gjitha ndeshjet për t’u përpjekur t’i fitojmë të gjitha. Gjithmonë kemi presion. Bayern Munich jashtë fushe, PSG jashtë fushe dhe Barcelona jashtë fushe janë ndoshta stadiumet më të këqija për të luajtur në Ligën e Kampionëve“, tha italiani.

Më tej, Enzo Maresca foli në lidhje mbi gjendjen fizike të Cole Palmer: “Ai është mirë. Duhet të vlerësojmë disa lojtarë, kemi disa dyshime. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion por do ta shohim”.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër United jashtë fushe, në Old Trafford. Tani nuk është momenti i duhur, vitin tjetër apo vitin e kaluar, është gjithmonë e vështirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pa dyshim”, tha Maresca.

Në lidhje me motivimin që i ka dhënë skuadrës para kësaj sfide, ai tha: “Kur lufton, ekziston dëshira për të fituar ndeshjen tjetër. Garnacho? Në dy ndeshjet e fundit, ai ishte shumë i mirë kur hyri në fushë. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po përshtatet me stilin tonë dhe atë që duam nga anësori. Mendoj se ai është gati të fillojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit