Sot në mbrëmje do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Arsenal dhe PSG. “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Jemi vërtet të sigurt. Ata kanë një ekip të shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer”, tha mesfushori brazilian i Arsenal, Gabriel Martinelli.
23-vjeçari pranon se kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e jetës së tij: “Që kur fillova të luaj futboll kasha ëndërr të luaja në Champions League. Ne e meritojmë të jemi këtu dhe duam të gëzojmë tifozët tanë”.
“Dalja në finale është një mundësi për ne. Të gjithë do të donin të luanin këtë lloj ndeshje“, tha Martinelli, që më pas foli për trajnerin e tij Mikel Arteta: “Ai ka qenë këtu për një kohë të gjatë, duke dhënë këshilla dhe gjëra në fushë. Jam shumë i lumtur që e kemi këtu, është një nga trajnerët më të mirë në botë”.
Ndërsa për të ardhmen dhe kontratën e tij, që skadon në vitin 2027, ai tha: “Gjithmonë kam thënë se jam vërtet i lumtur këtu. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen të jem këtu. E dua klubin. Klubi më ka dhënë kaq shumë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj“.







