Mbrojtësi i kombëtares drejt Turqisë, e kërkojnë dy klube

9 Dhjetor 2018
13:42
back button

Mbrojtësi i grumbulluar rishtaz me kombëtaren shqiptare, Besir Demiri, pritet të largohet nga kampionati ukrainas i futbollit, ku aktualisht aktivizohet me skuadrën e Mariupol. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, ka kontratë deri në verë të vitit të ardhshëm me skuadrën ukrainase, por paraqitjet e mira të tij me ekipin, kanë bërë që në adresë të futbollistit të ketë disa oferta.

Bëhet fjalë për dy klube turke, të cilat kanë shprehur inters për Demirin, duke e kërkuar që transferimi të kryhet në janar. Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit, Shakir Rexhepi, raportojnë mediat në Maqedoni. “Besiri ka kontratë me Mariupolin deri verës, por do të largohet këtë dimër.

Ai ka dy oferta nga klube turke të cilat po i shqyrtojmë, dhe më pas do të sjellim vendim se ku do të vazhdojë karrierën”, -ka thënë menaxheri. Ndonëse nuk ka detaje rreth ofertave për Demirin, pritet që futbollisti të bëhet pjesë e një prej ekipeve të Superligës në Turqi. Ndërkohë, megjithëse ka qenë pothuajse titullar në çdo ndeshje, Demiri nuk është grumbulluar më në kombëtaren shqiptare që prej shtatorit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit