Po luhen këtë mbasdite ndeshjet ndeshjet e mbetura të javës së 33-të, të cilat u shtynë për shkak ndarjes nga jeta të Papa Françesku-t. Të katra ndeshjet nisën me një mnutë heshtje në kutjim të Papa Françesku-t.
Në “Ennio Tardini”, pjesa e parë mes Parmës dhe Juventusit është mbyllur 1-0 për vendasit, të cilët gjetën golin me Meto Pellgerino në fund të pjesës së parë, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas një krosimi perfekt nga Emanuele Valeri. SHIKOGOLIN
Në “Luigi Ferraris”, Lazio po fiton në transfertë 0-1 ndaj Genoa-s. Goli për bardhekaltrit u shënua nga Taty Castellanos në minutën e 32-të, i cili shënoi me gjysmë rroveshatë. Vendasit luajnë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sebastian Otoa në minutën e 22-të. SHIKOGOLIN
Në dy ndeshjet e tjera, Cagliari-Fiorentina pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa Torino po fiton në fushën e saj 1-0 ndaj Udineses.







