Atletja ukrainase Maryna Bekh-Romanchuk, është pezulluar përkohësisht nga të gjitha eventet pasi rezultoi pozitive me dopind, me testosterone. Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) e njoftoi këtë lajm.
Bekh-Romanchuk, 29 vjeç, fitoi titullin evropian në 3-hapsh në vitin 2022 dhe medalje argjendi në Kampionatin Botëror në kërcim së gjati në vitin 2019 dhe 3-hapsh në botërorin e vitit 2023.
Ajo është një nga figurat kryesore në atletikën botërore me tre pjesëmarrje në Lojërat Olimpike (2016, 2020 dhe 2024). Ndaj dhe pozitiviteti i saj ka befasuar të gjithë, basi bëhet fjalë për një atlete me kalibër.
Lajmi pak orë para fillimit të Diamond League në Doha. Rregullat antidoping, në rast të përdorimit të testosteronit, parashikojnë një skualifikim deri në katër vjet, i cili mund të reduktohet në dy ose më pak nëse atleti mund të tregojë se përdorimi ishte i pavullnetshëm ose për shkak të rrethanave të veçanta.







