Messi ‘harron’ dështimin me panenka, shënon dy gola në fitoren kundër DC United

21 Shtator 2025
9:35
Telesport
back button

Panenka e dështuar, por e harruar.

Lionel Messi vijon të tregojë klasin e tij dhe të shkëlqejë në MLS, ku shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Inter Miami ndaj DC United, me një performancë të shkëlqyer personale.

Messi arriti kuotën e 22 golave sezonalë në MLS. Mund të shënonte edhe tripletë, por ia dhuroi penalltinë shokut të skuadrës, i cili e humbi.

Kjo ishte hera e gjashtë që Messi mbyll një ndeshje me dy gola. E ka bërë edhe kundër Montrealit, New England, Nashville, New York Red Bulls dhe Orlando.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit