Messi–Yamal, përqafimi pas finales së Botërorit vlen më shumë se një mijë fjalë

20 Korrik 2026
8:22
Alfred Lleshi
back button

Ylli 19-vjeçar i Barcelonës ia mori nga duart 39-vjeçarit trofeun që Leo e kishte fituar 4 vite më parë në Katar dhe u bë lojtari i tretë më i ri në historinë e futbollit që fiton Kupën e Botës.

© x

Përpara tij renditen vetëm Pelé, i cili u shpall kampion bote në moshën 17-vjeçare në Suedi më 1958, dhe Beppe Bergomi, që ngriti trofeun në moshën 18-vjeçare në stadiumin “Santiago Bernabéu” gjatë Botërorit të vitit 1982.

© x

Jo vetëm kaq. Lamine Yamal bëhet gjithashtu lojtari më i ri në histori që fiton si Kupën e Botës, ashtu edhe Kampionatin Europian.

© x

Pikërisht për këtë arsye, imazhi i fuqishëm i përqafimit mes Messit dhe Yamalit pas finales në Nju Jork ka gjithë simbolikën e një kalimi stafete mes 8 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe atij që shihet si trashëgimtari i tij te Barcelona.

© x

Lajme të tjera

Lajmet e fundit