Milan merr ofertën e çmendur që mund t’i zgjidhte gjithë “hallet”, 200 milionë euro për dy yjet e kuqezinjve

14 Prill 2025
18:11
Telesport
back button

“Fichajes” raporton se Milan ka marrë një ofertë shumë të majme ekonomike, që do t’i zgjidhte shumë probelme, nëse do të pranohej. Al-Ettifaq, klub saudit, ofron 200 milionë euro për dy yjet e kuqezinjve, Rafa Leao dhe Theo Hernandez.

Drejtuesit e Milanit po bëhen gati për një revolucion të vërtet në verë, ku pritet të ketë ndryshime të mëdha. Ditët në vijim do të mësohet edhe drejtori i ri sportiv i kuqezinjve. Me përfundimin e këtij sezoni pritet dhe largimi i Sergio Conceicao-s dhe gjetja e një trajneri të ri, të cilit do t’i besohet projekti i ri që kanë drejtuesit kuqezi.

Ndaj, nuk do të ishte aspak për t’u habitur nëse Milan do të pranonte ofertën e klubit arab, por problemi qëndron se Leao dhe Hernandez vështirë se mund të pranojnë të transferohen në arabi në këtë moment të karrierës së tyre.

Gjithsesi, për dy lojtarët në fjalë ka oferta edhe nga brenda Europës dhe nga ekipe elitare. Chelsea është gati të ofrojë 100 milionë euro për Leao-n, po ashtu nuk mungojnë as ofertat për Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit