Pas dy javësh plot emocione, medalje dhe gara, është mbyllur edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Një event që dhuroi mjaft rivalitet dhe që u dominua nga Norvegjia.
Me 41 medalje në total, shteti nordik, zuri vendin e parë (18 prej tyre të arta) në renditjen e përgjithshme, duke lënë pas Amerikën, Holandën, Italinë dhe Gjermaninë, të renditura në pesë vendet e para.
Në këtë Olimpiadë mori pjesë edhe vendi ynë me 4 sportistë: Deni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Vendi i 10-të i Colturi në sllallom ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë në këtë event.
Ceremonia e mbylljes dhuroi sërish mjaft emocione, ku spektakli dhe sportistët i dhanë një tjetër ngjyrim magjik këtij eventi. Edcicioni i radhës i Olimpiadës dimërore do të zhvillohet pas 4 vitesh në alpet franceze.







