“Mund të jetë Manchester United më i dobët në histori, por me një titull Europian të fituar”

8 Maj 2025
9:54
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, foli në prag të ndeshjes që “djajtë e kuq” do të luajnë sot kundër Athletic Bilbao, e vlefshme për gjysmëfinalet e kthimit të Europa League. Manchester United fitoi 3-0 në Spanjë dhe është në rrugën e duhur për të arritur në finale.

Nëse e shohim ekipin tonë, nuk mund të themi se çfarë do të ndodhë sot. Duhet t’i qasemi ndeshjes si çdo ndeshjeje tjetër. Mendoj se duhet të shënojmë për të arritur në finale. Kështu do t’i qasemi ndeshjes. Do të duhet të vuajmë pak për të arritur në finale, por jemi gati ta bëjmë“, tha Amorim.

Presioni nuk është e njëjtë për çdo lojtar, i cili dëshiron të luajë dhe të argëtohet. Si trajner, ne duhet të fitojmë. Nëse humbasim në finale, do ta dëmtojmë veten edhe më shumë skuadrën e tifozë, veçanërisht në një sezon si ky”, shtoi trajneri portugez.

Në lidhje me faktin se fituesi i Europa League siguron një vend në Champions vitin tjetër, Amorim shtoi: “Këto janë rregullat. Nëse fitojmë Europa League, shkojmë në Ligën e Kampionëve. E di që Champions është për kampionët ose ekipet më të mira në ligë, por ne thjesht po ndjekim rregullat“.

Amorim tha disa muaj më parë se ky është ekipi më i keq në historinë e Manchester United: “Mendoj se duhet t’i kushtoni vëmendje fjalëve në kohën kur thuhen. Gjërat mund të ndryshojnë”.

Nëse shikoni Premier League, ne jemi ekipi më i keq që ka patur ndonjëherë ky klub. Në fund të këtij sezoni, mund të jemi Manchester United më i keq në historinë e Premier League, por me një titull evropian“, deklaroi Ruben Amorim

Lajme të tjera

Lajmet e fundit