Emri i Alejandro Grimaldo-s u lidh me disa klube të mëdha verën e kaluar, por në fund nuk u realizua asnjë marrëveshje dhe mbrojtësi i krahut mbeti te Bayer Leverkusen.
Gjatë një interviste, lojtari i lindur në vitin 1995 zbuloi disa informacione mbi merkaton e fundit:
“Ekzistonte mundësia për t’u bashkuar me Xabi Alonson, por në fund, nuk u realizua dhe Real Madrid-i nënshkroi me Carreras. Barcelona ishte gjithashtu një opsion, por nuk u realizua.
“Duhet të përballesh me sfidën e qëndrimit këtu me motivim të madh. Gjithmonë ka mundësi dhe flitet për shumë gjëra. Por nëse ato nuk realizohen, do të thotë se nuk duhet të ndodhin”.







