Një vit më parë erdhi Scott McTominay (u shpall lojtari më i mirë i Serie A) dhe këtë vit Kevin De Bruyne, por Napoli nuk ka ndërmend të ndalet me yjet që vijnë nga Premier League.
Janë edhe 3 emra të tjerë që luajnë në Angli dhe që janë vënë në shënjestrën e kampionëve të saposhpallur të Italisë. I pari është mbrojtësi Trevoh Chalobah, që luan me Chelsea.
Anglezi, 26 vjeç, pati 26 paraqitje në kampionatin e kaluar dhe është objektivi i parë i Napolit për mbrojtjen. Klubi italian po pret momentin e duhur për të joshur blutë.
Një tjetër tundim për Napoli është Jadon Sancho, në pronësi të Manchester United, që vjet luajti me Chelsea. Për momentin është vetëm një hipotezë, por mund të jetë një lëvizje e stilit McTominay.
Emri i fundit në listë është Jack Grealish, i shpallur i tepërt te Manchester City. Napoli është gati të shpenzojë 45 milionë euro për anglezin, për ta ribashkuar me De Bruyne. 29-vjeçari u la jashtë skuadrës për udhëtimin në Kupës e Botës për klube.







