Skuadra e New York fitoi thellë 145-113 ndaj Washington, duke dueluar me Boston për vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga nju-jorkezët, ku u dallua Karl Anthony Toëns, që realizoi 26 pikë e 16 rebound.
Zhgënjen Boston, që u mund 102.92 në fushën e tij nga Minnesota. Hyland realizoi 23 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Broën për Celtics. Fiton edhe Sacramento, 126-122 ndaj Brooklyn, sfidë ku u dallua Malik Monk me 32 pikë
Denver bën detyrën duke mundur 128-112 Portland dhe qëndron në zonën play off. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Nikola Jokic një triple-double). Ekipi i Phoenix, falë 25 pikëve të Devin Booker, mundi 120-98 Toronto.
NBA-Rezultatet e sotme
Denver – Portland, 128-112
Sacramento – Brooklyn, 126-122
New York – Washington, 145-113
Boston – Minnesota, 92-102
Phoenix – Toronto, 120-98







