New York nuk zhgënjen në fushën e tij, dominon duelin me Indiana, Brunson lider

9 Maj 2024
8:19
Telesport
back button

Vijojnë ndeshjet gjysmëfinale play off në NBA.

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Indiana, pas fitores 130-121 arritur sot. Skuadra nju-jorkeze i fitoi të dyja takimet e para në fushën e saj.

Sfidë e ekuilibruar shumicën e kohës, me vendasit që bënë diferencën në periodën e fundit. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 14 pikë, me Brunson që shënoi 29 pikë, ndërsa Anunoby e DiVinzenzo realizuan nga 28 pikë secili.

Për Indiana, Tyrese Haliburton shënoi 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Indiana.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, 130-121 (2-0)

Boston – Cleveland, (1-0)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, (0-2)

Oklahoma – Dallas, (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit