Nga Shkodra, “veterani” Emre jep leksione “atdhetarizmi”

21 Mars 2019
20:27
Anton Cicani
back button

Gjatë konferencës për shtyp të dhënë në Shkodër, përveç trajnerit të Turqisë, ka folur edhe kapiteni Emre, një njohje e vjetër edhe e Serie A. Mesfushori sot është 38 vjeç, por kurrësesi nuk dorëzohet. Madje, ai shprehet se nuk do të tërhiqej kurrë. "Edhe 50 vjeç, nëse do të më thërrisnin, do të vija të përfaqësoja vendin tim, kombin tim. Jap gjithçka për këtë fanellë".

"Na presin dy ndeshje të vështira, por duam t'i fitojmë dhe të marrim gjashtë pikë. Shqipëria është misioni i parë. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi përgatitur ashtu si duhet. Kombëtarja është një nder për të gjithë ne. Edhe më të rinjtë besoj se do të paraqiten mirë. Duam të hapim një cikël".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit