Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)

10 Dhjetor 2025
21:12
Telesport
back button

Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.

Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. SHIHVIDEON

Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit