Një hap larg firmës, Berisha me ekip të ri

6 Qershor 2019
14:07
Eraldo Harlicaj
back button

Kalimi i Etrit Berishës te skuadra e SPAL-it u fol si një mundësi joshëse fillimisht, por e largët. Gjërat kanë ndryshuar, pasi mediet italiane bëjnë me dije se portieri shqiptar është një hap larg ekipit tjetër të Seria A. 

Berisha ka luajtur në 22 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Ai humbi vendin në Bergamo, pasi pozitat e titullarit i mori Pierluigi Gollini. 

Marrëdhëniet e mira mes Atalantës dhe SPAL-it bëjnë që Berisha me shumë mundësi të vazhdojë karrierën me SPAL-in. Portieri shqiptari mund të ketë mundësinë që të gjejë veten.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit