Një rinovim dhe dy blerje “big”, ja si Napoli kërkon të bindë Antonio Conte për stolin

16 Maj 2024
13:02
Telesport
back button

Një marrëveshje mes Napoli dhe Antonio Conte duket se është vetëm një hap larg, për të sjellë ish-trajnerin e Juventus e Inter në Serie A sezonin e ardhshëm. Në takimin e zhvilluar pak ditë më parë u arrit një marrëveshje thuajse për gjithçka, aq sa palët kanë folur dhe për lëvizjet e radhës në merkato.

Conte do të ulet në stolin e Napoli me një kontratë 3-vjeçare, me vlerë 7 milionë euro në sezon. E vetmja nyje që mbetet për t’u zgjidhur ka të bëjë me klauzolën që De Laurentiis do të dëshironte të fuste. Nëse Napoli nuk kualifikohet në Champions League sezonin tjetër, atëherë kontrata ndërpritet në mënyrë të njëanshme.

Ndërkohë, për sa i përket merkatos, pika e parë lidhet me konfirmimin e Kvaratskhelia. Gjeorgjiani ka përfunduar në fokusin e PSG dhe francezët janë gati të bëjnë çmenduri për ta sjellë në Paris. Conte, nga ana tjetër, nuk do të donte të privonte veten nga talenti i tij, rreth të cilit të ndërtonte sulmin.

Mes emrave të vlerësuar nga trajneri Italian janë edhe Albert Gudmundsson e Luis Alberto. Të gjithë emrat e mëdhenj të Serisë A, që pëlqehen nga të gjithë dhe kanë mjaft mërkato. Sigurisht që do të ishin dy goditje të mëdha për Napolin, i cili me to dhe Conte mund të hapin një cikël të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit