Ademola Lookman ishte një nga personazhet kryesore të merkatos së fundit, por pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, nigeriani qëndroi tek Atalanta, edhe pse pa dëshirën e tij.
Sulmuesi me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së janarit. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid interesohet seriozisht për nigerianin dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Atalantës.
“Colchoneros” po kërkojnë një sulmues të gjithanshëm, i aftë të luajë si në krah ashtu edhe në qendër, dhe Ademola Lookman duket se është profili i duhur që ata po kërkojnë. Në anën tjetër, lojtari nuk ka më vend tek Atalanta dhe po pret janarin për t’u larguar njëherë e mirë.
Për nigerianin interesohet edhe Tottenham, por deri tani pista më konkrete është ajo e Atletico Madridit.







