Luis de la Fuente dhe Luis Enrique janë zgjedhur si dy trajnerët më të mirë për vitin 2025. I pari për kombëtaret dhe i dyti për klubet, sipas vlerësimit të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Luis de la Fuente kurorëzohet për të vitin rresht si trajneri më i mirë në botë për kombëtaret. Pas tij renditen Roberto Martinez i Portugalisë dhe Lionel Scaloni i Argjentinës.
Luis Enrique e fiton këtë çmim për herë të dytë, pas suksesit historik me Barcelonën në vitin 2015. Në vend të dytë ëpr këtë vit renditet Enzo Maresca dhe mbyll podiumin Hansi Flick.







