“Nuk kam frikë askënd, por kujdesi duhet maksimal! Europiani nuk ka lidhje me kualifikuest. Ja pse Muçi, Bajrami dhe Laçi na duhen se s’bën”

27 Maj 2024
16:46
Telesport
back button

Trajneri Sylvinho ka zbuluar dhe se zgjedhja që ka bërë nuk është ndikuar nga frika, por edhe nga mënyra taktike e lëvizjes së ekipit në fushë dhe ndryshimet që mund të ndodhin. Ai ka thënë se deri pas datës 7 nëse dëmtohet dikush mund të zëvendësohet.

Zgjedhjet – “Nuk është se jam bazuar te frika për kundërshtarin, por kujdesi. Sepse ai duhet, kemi përballë ekipe shumë të forta dhe nuk e them unë. Vërtet kam marrë shumë qendërmbrojtës, por kam marrë edhe futbollistë që janë në gjendje të luajnë në pozicione dhe role të ndryshme si Muçi, Bajrami, apo edhe vetë Qazim Laçi. Kjo është e ardhmja e futbollit, lojtarë polivalent dhe universal, sepse bëhen modifikime”.

Rinovimi?  “Unë dhe stafi im jemi të fokusuar te lista, te ekipi, te puna që do të bëjmë, përgatitja dhe Europiani 2024. Asgjë tjetër nuk është në mendjen tonë, por vetëm ky kampionat europian. Unë dhe stafi im kemi vetëm këtë në mendje”.

Lista – “Kemi 3 muaj që punojmë me këtë listë dhe ka ndryshuar shumë herë gjatë kësaj kohe. Kjo listë finale është bërë në 3 ditët e fundit. Nëse ndryshon diçka, sigurisht që ndryshon. Nuk ka të bëjë fare me fazën kualifikuese. Eshtë një tjetër kampionat. Tani nis një tjetër kompeticion. Kjo nuk ka lidhje me kualifikueset sa i përket lojës dhe mënyrës tonë. Ne duhet të shtojmë diçka më shumë dhe të rritemi, sepse niveli është shumë i lartë dhe duhet të provojmë diçka më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit