Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, finalja e Superkupës së Spanjës që po luhet në Yeddah të Arabisë Saudite po na dhuron një super spektakël, ashtu siç dhe pritej.
Madrilenët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 5-të. Francezi mori topin nga mesi i fushës, me shpejtësinë që e karakterizon, nuk e pati të vështirë të kalonte mbrojtësit dhe të dërgonte topin në rrjetë. GOLI I MBAPPE
Katalanasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit pas një kombinimi perfekt Lewandowski-Yamal dhe djaloshi spanjoll dërgon topin në rrjetë në minutën e 21′. GOLI I YAMAL







