Fitorja e 10-të radhazi në NBA për Oklahoma, që fitoi 121-92 ndaj Brooklyn. McCain me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Moment i mirë edhe për Lakers, që fituan sot 124-116 ndaj Houston jashtë fushe. Luka Doncic realizoi 40 pikë, mbështetur nga LeBron James me 30 pikë.
Boston mbetet forca e dytë në Lindje pas fitores 120-99 ndaj Golden State. Dyshja Bron-Tatum realizoi 56 pikë për Celtics. Zhgënjen skuadra e Chicago, që në fushën e saj u mund 139-109 nga Toronto. 8 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë.
Denver zbret në vendin e gjashtë në Perëndim pas humbjes 125-118 në fushën e Memphis. Jokic realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë. Jashtë fushe fiton Portland, që mund 127-119 Indiana (Avdija 32 pikë), ndërsa Atlanta mposhti 135-120 Dallas, ndeshje ku u dallua McCollum me 24 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Golden State, 120-99
Brooklyn – Oklahoma, 92-121
Indiana – Portland, 119-127
Chicago – Toronto, 109-139
Minnesota – Utah Jazz, 147-111
New Orleans – Clippers, 124-109
Dallas – Atlanta, 120-135
Memphis – Denver, 125-118
Houston – Lakers, 116-124







