Chicago ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 128-123 ndaj Atlanta. Ndeshje me rivalitet, ku 8 lojtarë të Chicago realizuan mbi 10 pikë. Skuadra e Bulls nuk ka asnjë humbje deri më tani, duke i fituar të trija takimet e luajtura.
Edhe Philadelphia nuk ka asnjë humbje në Lindje, duke mposhtur sot 136-124 Orlando. Tyrese Maxey m3 43 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe Cleveland, që falë 35 pikëve të Mitchell mundi 116-95 Detroit.
Në Perëndim, sezon me hope deri më tani për Lakers, që sot u mundën 122-108 në fushën e tyre nga Portland. Tri lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Reaves për kalifornianët.
Fiton skuadra e Golden State, që mundi 131-118 Memphis, sfidë ku u dallua Cuminga me 25 pikë. Kampionët e Oklahoma fituan 101-94 në fushën e Dallas, ku protagonist ishte Alexander Shai me 23 pikë.
Kampionët ndajnë kreun e renditjes në Perëndim bashkë me San Antonio, që triumfoi 121-103 ndaj Toronto (Wenbanyama 24 pikë e 15 rebound). Fitoren e parë sezonale korri Boston, që mundi 122-90 New Orleans (Simons 25 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Cleveland, 95-116
Philadelphia – Orlando, 136-124
Chicago – Atlanta, 128-123
Houston – Brooklyn, 137-109
New Orleans – Boston, 90-122
San Antonio – Toronto, 121-103
Dallas – Oklahoma, 94-101
Utah Jazz – Phoenix, 138-134
Minnesota – Denver, 114-127
Golden State – Memphis, 131-118
Lakers – Portland, 108-122







