Oklahoma e San Antonio të pamposhtura dhe dominojnë renditjen, humbet Golden State

31 Tetor 2025
8:20
Telesport
back button

Oklahoma kampione në fuqi në NBA vazhdon të dominojë edhe këtë sezon, duke korrur sot fitoren e gjashtë radhazi (ende asnjë humbje). Skuadra e Thunder mundi 127-108 Washington, ku si gjithnjë protagonist ishte Alexander Shai, me 31 pikë.

Vazhdon të surprizojë San Antonio, që ashtu si Oklahoma është i pamposhtur. Spurs fituan sot 107-101 ndaj Miami, në një ndeshje me rivalitet. Tjetër ndeshje e mirë e gjigandit Wembanyama, që realizoi 27 pikë e 18 rebound.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Milwaukee, që mundi 120-110 Golden State, dy ekipe pretendente. Tetë lojtarë të Bucks realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Ryan Rollins, autor i 32 pikëve (Curry 27 pikë për miqtë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Orlando, 107-123

Milwaukee – Golden State, 120-110

Oklahoma – Washington, 127-108

San Antonio – Miami, 107-101

Lajme të tjera

Lajmet e fundit