Oklahoma ekipi i vetëm pa humbje, ndalesat e para për Spurs e Bulls, fitojnë Lakers e Phoenix

3 Nëntor 2025
8:16
Telesport
back button

Skuadra kampione e Oklahoma është e vetme pa asnjë humbje deri më tani këtë sezon në NBA. Ata mposhtën 137-106 New Orleans, duke korrur suksesin e 7-të sezonal. Tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 30 pikë.

Humbjen e parë pëson skuadra e Chicago, që u mund 128-116 nga New York, sfidë ku u dallua Jalen Brunson, autor i 31 pikëve. Fiton jashtë fushe Philadelphia, që mundi 129-105 Brooklyn, sfidë ku dyshja Oubre-Maxey realizoi 55 pikë së bashku.

Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundi 130-120 Miami, një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente. Ndeshje mjaft e mirë për Luka Doncic, që realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 11 rebound e 10 asist, mbështetur nga Reaves me 26 pikë.

Humbjen e parë pësoi këtë sezon edhe San Antonio, që u mposht 130-118 nga Phoenix. Devin Booker me 28 pikë u dallua për vendasit. Ekipi i Cleveland, falë 37 pikëve të Donovan Mitchell, mundi 117-109 Atlanta.

NBA-Rezultatet e sotme

Oklahoma – New Orleans, 137-106

Brooklyn – Philadelphia, 105-129

Charlotte – Utah Jazz, 126-103

Cleveland – Atlanta, 117-109

Toronto – Memphis, 117-104

New York – Chicago, 128-116

Phoenix – San Antonio, 130-118

Lakers – Miami, 130-120

Lajme të tjera

Lajmet e fundit