Skuadra kampione e Oklahoma vijon të marshojë në NBA, duke korrur suksesin e pestë sezonal. Thunder mundën 1087-101 Sacramento, sfidë ku Alexander Shai realizoi 31 pikë.
Fiton edhe skuadra e Golden State, që mundi 98-79 Clippers, ndeshje ku mbrojtjet e të dyja skuadrave bënë diferencën. Butler me 21 pikë e Curry me 19 pikë u dalluan për Warriors.
Ekipi i Miami, falë 58 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 144-117 ndaj Charlotte (Jaquez 28 pikë e Adebayo 26 pikë më të mirët).
Në Konferencën e Lindjes kryeson Philadelphia me 4 fitore, që sot mposhti 139-134 Washington jashtë fushe. Fitore që erdhi në kohën shtesë, ku shkëlqeu Tyrese Maxey me 39 pikë e 10 asist.
Skuadra e Milwaukee fitoi 121-111 ndaj New York, ndeshje ku u dallua Giannis Antetokounmpo me 37 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Washington – Philadelphia, 134-139
Miami – Charlotte, 144-117
Milwaukee – New York, 121-111
Oklahoma – Sacramento, 107-101
Golden State – Clippers, 98-79







