Oklahoma është skuadra e dytë finaliste e play off-it në Konferencën e Perëndimit. Ekipi me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt ia doli të kualifikohej pas fitoi gjysmëfinalen e shtatë ndaj Denver, 125-93.
Një përballje që nuk pati shumë histori, pasi Oklahoma nuk zhgënjeu para fansave të saj, duke e merituar fitoren. Thunder fituan 4-3 serinë e takimeve ndaj Nuggets, që largohen kokëlart nga kjo përballje.
Alexander Shai ishte ai që bëri diferencën në fushë për Oklahomën, autor i 35 pikëve, ndërkohë që 37 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për miqtë, Jokic realizoi 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, (1-4)
Boston – New York, (2-4)
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 125-93 (4-3)
Minnesota – Golden State, (4-1)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota







