Olsian Veliaj fiton etapën e tretë të Turit Çiklistik, holandezi Reemeijer mbron fanellën e liderit

29 Maj 2025
8:24
Telesport
back button

Çiklisti i kombëtares shqiptare Olsian Veliaj është shpallur fitues i etapës së tretë të Turit të 82-të Çiklisitk të Shqipërisë. Pas 3h24’57” ai preu i pari vijën e finishit në fund të etapës Elbasan-Vlorë, 149km e gjatë.

Një etapë e nivelit mesatar, ku zonat fushore alternoheshin me ato kodrinore, pasi çiklistët kaluan në zonën e Belshit, Kuçovës etj. Shpejtësia mesatare e kësaj etape ishte 43.6km/orë.

Në përfundim të kësaj etape, në krye të renditjes së përgjithshme të Turit vazhdon të qëndrojë holandezi, Niels Reemeijer, me kohën 10h41’29”. Në vend të dytë ndodhet Tom Jonkmans me +15 sekonda dhe i treti Gabriele De Fabrititi, me +1’23”.

Të enjten do të zhvillohet etapa e katërt e këtij turneu, ajo Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km e gjatë. Një etapë që do të jetë një unazë përreth qytetit bregdetar.

Turi Çiklistik 2025

26 maj, Tiranë-Rrëshen-Shkodër, 151km, Gabriele De Fabritis

27 maj, Shkodër-Elbasan, 188km, Niels Reemeijer,

28 maj, Elbasan-Vlorë, 149km, Olsian Veliaj

29 maj, Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km

30 maj, Vlorë-Fier, 122km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit