Orë vendimtare për Sadikun, Levante në aksion për klubin e ri

2 Shtator 2019
15:33
Eraldo Harlicaj
back button

Orë vendimtare për sulmuesin Armando Sadiku dhe të ardhmen e tij. Ai nuk ka vend te Levante dhe të dyja palët janë të gatshme që të flasin për largimin e elbasanasit. 

Trajneri Paco Lopez nuk e përfshin në skuadër dhe nëse qëndron në Spanjë, Sadiku do të digjet, pasi nuk mund të luajë për 6 muaj. Ndryshon situata në rast se trajneri bën prapa-kthehu dhe e fut sërish në vëmendje.

Gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë, prandaj te Levante po mundohen që të “shpëtojnë” nga shërbimet e shqiptarit. Sulmuesi nuk mund të mbetet në rrugë, pasi është i mbrojtur nga kontrata e tij, në rast se klubi kërkon të prishë kontratën në mënyrë të njënashme.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit