Vijojnë surprizat në Euroleague në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të pestë. Grekët e Panathinaikos dhe izraelitët e Hapoel Tel Aviv udhëheqin renditjen me nga 4 fitore.
Surprizë kryesimi i skuadrës së Hapoel, që debuton në këtë turne. Izraelitët fituan 89-88 ndaj Paris Basketboll. Ndërsa skuadra greke mundi 95-81 rivalët turq të Anadolu Efes në Stamboll.
Javë e keqe për skuadrat spanjolle, pasi pësuan një “poker” humbjesh. Barcelona, Real Madrid, Valencia dhe Baskonia Gasteiz u mundën në ndeshjet e tyre, duke lëshuar kreun. Rikthehet te fitorja ekipi kampion i Fenerbahce.
Euroleague – Raundi i 5-të
Dubai Basketball – Barcelona, 83-78
Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 78-89
Fenerbahce – Bayern Munich, 88-73
Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 94-95
Crvena Zvezda – Real Madrid, 90-75
Monaco – Valencia, 90-84
Anadolu Efes – Panathinaikos, 81-95
Villeurbanne – Virtus Bologna, 83-90
Paris Basketball – Hapoel Tel Aviv, 88-89
Baskonia Gasteiz – Partizan Beograd, 79-91







