Panik në Olimpiadë, notarja humbet ndjenjat në pishinë pasi përfundon garën, ndodhet në spital

2 Gusht 2024
13:36
Telesport
back button

Momente paniku mesditën e sotme në stadiumin “Defence Arna” në Paris, ku po zhvillohen garat e notit të Lojërave Olimpike.

Gjatë garave të baterive të disiplinën 200 metra miks (stil i përzier) për femra, notarja 21-vjeçare sllovake Tamara Paotocka ka rënë pa ndjenja në ujë pasi ka përfunduar provën e saj.

E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor. Notarja Potocka, pasi ka marrë ndihmën e parë në sallë është transportuar me barrelë për në spital, duke mbajtur një maskë oksigjeni.

Është e vetëdijshme, por të presim rezultatet që do të vijnë pasi të kryejë analizat e mëtejshme mjekësore”, thanë organizatorët e garave të notit, pa dhënë shpjegime të tjera për këtë ngjarje.

Potocka e mbylli në vendin e shtatë garën e 200 metrave miks në bateroië e saj, duke mos u kualifikuar dot për më tej. Ajo ndodhet ende në spital nën mbikqyrjen e stafit mjekësor dhe nuk dihen shkaqet e incidentit që pati pas garës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit