Pritej të ishte një supersfidë me shumë gola ajo mes Bayern Leverkusen dhe Bayern Munich e luajtur në “BayArena”, por në fakt munguan golat dhe në fund dy ekipet u kënaqën me një barazim të “bardhë”.
Të dy ekipet patën rastet e tyre në këtë takim, por pa arritur dot ti konkretizonin në gol. Pas këtij barazimi, distanca mes dy ekipeve mbetet në vend. Bayern Munich kryeson renditjen me 55 pikë, Leverkusen ndjek e dyta me 47 pikë.
Një distancë prej 8 pikësh që duket e vështirë të “kapërcehet” nga “Aspirinat”, ekipi i Alonso-s duket se është dorëzuar që tani në garën për titull dhe këtë sezon do kënaqet me vendin e dytë.







