Tumori nuk e ndaloi të ngjiten në pedanën e Lojërave Olimpike “Paris 2024” sportisten brazilaine të skermës, Nathalie Moellhausen. Sportistja 38-vjeçare jeton në Paris por garon për Brazilin në Lojërat Olimpike.
Ajo doli nga spitali ku ishte shtruar për disa ditë pasi kishte përjetuar dhimbje të forta shpine. Moellhausen u ngjit në pedanë kundër kanadezes Ruien Xiao. Gjatë raundit të tretë të sfidës, ajo pati disa shqetësime: marrje mendsh dhe këmbët i dridheshin.
Gjithsesi, Moellhausen nuk u dorëzua dhe pas një momenti e rinisi ndeshjen, ku më pas u mund 15-11. Pas sfidës, ajo u shtrua sërish në spital dhe tani po kujdeset nga mjekët e ekipit të saj kombëtar.
Moellhausen, dikur kampione bote për Brazilin në vitin 2019, zbuloi në shkurt se kishte një tumor beninj, por nuk donte të hiqte dorë nga ëndrra e saj olimpike. Ajo do të operohet sot, ndërkohë që operacioni ishte planifikuar prej disa kohësh.







