Paris 2024/ Zbulohet podiumi i medaljeve olimpike i frymëzuar nga Kulla Eiffel

24 Maj 2024
13:39
Telesport
back button

Kur duhen dhe dy muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, organizatorët kanë zbuluar sot podiumin ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Sipas tyre, ato janë ndërtuar me material të riciklueshëm dhe janë eko-të qëndrueshme. Podiumi është frymëzuar nga Kulla Eiffel, ku dhe është prezantuar mëngjesin e sotëm.

Me ngjyrë gri, podiumi është krijuar për të mos errësuar uniformat e sportistëve meshkuj dhe femra. Ky podium do të përdoret për të gjitha ceremonitë e Lojërave Olimpike e më pas atyre Paralimpike “Paris 2024” (549 në total).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit