Pedri: Dua triumfin në Nations League dhe ta mbyll me nder këtë sezon fantastik

5 Qershor 2025
8:46
Telesport
back button

Nuk pata mundësinë të jem i pranishëm në trofeun e fundit që fituam, por e pashë atë nga shtëpia dhe festova si gjithë të tjerët. Fitimi i Nations League edhe këtë vit do të ishte qershia mbi tortën e një sezoni shumë pozitiv si individualisht ashtu edhe si ekip“.

Mesfushori i Spanjës, Pedri, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme gjysmëfinale kundër Francës: “Ata janë shumë të fortë në kundërsulm, janë shumë fizikë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt, por ne jemi kampionët aktualë të Europës”, ​​vazhdoi Pedri.

Shtypi dhe njerëzit e tjerë shpesh e trajtojnë këtë turne si një garë të vogël, por unë nuk e shoh kështu dhe ne të gjithë mezi presim të ruajmë titullin”, shtoi mesfushori spanjoll.

Dua të mbyll një sezon perfekt për mua dhe të largoj çdo dyshim. Në Barcelonë kam pasur vazhdimësi dhe kur topi është në lëvizje ndihem më i qetë sepse sa herë e prek mund ta ndihmoj më shumë skuadrën time”, tha Pedri.

Më pas Pedri foli për Topin e Artë: “Unë nuk jam një lojtar që fokusohem shumë te titujt individualë, por mendoj se ata me kombëtaren llogariten shumë për suksesin përfundimtar, siç e pamë me Rodri. Yamal? Është krenari të luash me të“.

Në përfundim, Pedri flet për dallimet mes De la Fuente dhe Luis Enriques: “I pari ka besuar gjithmonë tek unë që nga ekipi i të rinjve. I dyti më ka debutuar në kombëtare dhe në ekipin e të rriturve. Të them se kë preferoj do të ishte si të zgjidhja mes babait dhe nënës sime, nuk e bëj dot“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit