“Pingpongu” vijon, Hysaj tashmë ofrohet në Romë

17 Korrik 2019
10:12
back button

Të martën Roma arriti të mbyllte më në fund bisedimet me Jordan Veretout, me mesfushorin e Fiorentinës, i cili pas takimesh pa fund me verdhekuqtë dhe Milanin, ka preferuar të firomosë në kryeqytet.

Agjent i mesfushorit francez është Mario Giuffredi, i cili përfaqëson gjithashtu Elseid Hysajn. Për këtë arsye, duke përfituar nga arritja e marrëveshjes për Veretout, Giuffredi ka ofruar edhe Hysajn.

Roma ka probleme të mëdha në mbrojtje, sepse ka larguar shumë futbollistë, ndaj Hysaj do ishte lojtar mjaft interesant, duke qenë se luan edhe në krah të majtë nëse nevojitet.

Natyrisht, në mes është Napoli, që nuk ulet poshtë 25 milionë eurove për mbrojtësin e Shqipërisë, shifër e konsideruar tepër e lartë nga Roma.

Më parë për Hysajn kanë dalë lajme për në Angli e Spanjë, por askund nuk është verifikuar ndonjë interes real, ndërkohë që në Itali asnjë klub nuk shkon mbi 20 milionë euro si ofertë. Me këtë ritëm, nuk është çudi që Hysaj të mbetet te Napoli, por aty nuk e duan më, ndoshta për faj të agjentit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit