Po shkëlqen në fushë, Bayern Munich arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratës së mbrojtësit

4 Mars 2025
10:00
Telesport
back button

Bayern Munich është afër nënshkrimit të një marrëveshje të re me mbrojtësin francez Dayot Upamecano. Kontrata aktuale e 26-vjeçarin skadon në vitin 2026, por palët zynojnë ta shtyjnë atë deri në vitin 2030.

Një marrëveshje verbale tashmë është arritur dhe raportohet se palët tani po finalizojnë edhe pjesën formale të marrëveshjes. Kjo marrëveshje do t’u japë fund spekulimeve për largimin e tij të mundshëm.

Bayern Munich dëshiron të shmangë rrezikun e humbjes së tij në një transferim të lirë pas 18 muajsh. Francezi ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e tij si mbrojtës këtë sezon, duke u bërë një lojtar kyç në mbrojtjen e Bayern.

Pasi fillimisht luftoi për t’u përshtatur me ish-trajnerin Julian Nagelsman, Upamecano ka lulëzuar, duke qenë një shtyllë e rëndësishme e skuadrës muajt e fundit. Rinovimi i kontratës përfaqëson një sinjal të fortë të besimit të klubit karshi lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit