Protagonist me Leverkusen për 10 sezone, Jonathan Tah zyrtarizon të ardhmen e tij

21 Prill 2025
14:42
Telesport
back button

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezoni, kur dhe i skadon kontrata.

Do të largohem patjetër. Kam vendosur të mos rinovoj kontratën dhe të mos qëndroj“, tha mbrojtësi i qendrës së “aspirinave”, klub ku luan prej 10 vitesh.

Ai ishte protagonist në sezonin e kaluar, ku Leverkusen fitoi titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë. Palët kishin kohë që synonin rinovimin, por pa sukses.

Prandaj, Tah, 29 vjec, do të largohet nga Bayer Leverkusen si një transferim i lirë. Kjo e bën një lojtar mjaft të kërkuar në merkaton e verës.

Bayern Munich në Gjermani dhe Barcelona kanë kohë që kanë hedhur “grepat” në adresë të lojtarit, por edhe në Angli ka patur interes për Tah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit