Paris Saint-Germain duket se është gati të bëjë gjithçka për të siguruar yllin egjiptian Mohamed Salah.
Sulmuesi kërkohet nga një mori skuadrash në Europë dhe në Lindjen e Mesme.
Duke pasur parasysh se kontrata e tij me Liverpool skadon në verë, L’Equipe deklaron se një marrëveshje mund të jetë e mundur.
Salah është joshur nga oferta e PSG-së, pasi do të arrinte të qëndronte në futbollin europian.
Preferenca e tij është të qëndrojë në klubin e Premier League, por negociatat për një rinovim të mundshëm kanë ngecur.
Klubi anglez shpreson se mund ta blindojë atë përfundimisht, por PSG nuk është gati të dorëzohet.







