PSG “shkriu bankën” por Champions mbetet utopi! Tani nis projekt ndryshe…

8 Maj 2024
20:00
Anton Cicani
back button

PSG-ja, e udhëhequr nga presidenti i pasur Nasser Al-Khelaifi, shpenzoi një shumë të madhe parash për shumë futbollistë, por pothuajse nuk ka asnjë sukses në skenën evropiane. Mbi 1.2 miliard euro u shpenzuan për tre yjet më të mëdhenj Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi dhe PSG nuk e ka ende titullin e shumëdëshiruar të kampionit të Evropës. Tani do te nise nje projekt ndryshe te PSG.

Mbappe u soll nga Monaco si transferim për 194 milionë dollarësh dhe kontrata e parë në skuadër nga Parisi ishte 80 milionë dollarë. Kontrata e dytë me PSG-në kap vlerën e 235 milionë dollarëve, ndërsa ka marrë edhe një bonus prej 65 milionë dollarësh. Në fund, sipas të dhënave të Front Office Sports, për Mbappen klubi ka shpenzuar 574 milionë dollarë.

Neymar u soll nga Barcelona në një transferim të pabesueshëm me vlerë 239 milionë dollarë. Kontrata e parë me PSG-në i solli 217 milionë dollarë, ndërsa për vazhdimin e kontratës mori 122 milionë dollarë. Në total, klubit parisien ai i kushtoi 578 milionë dollarë.

Messi i kushtoi më së paku PSG-së, sepse erdhi si lojtar i lirë nga Barcelona. Megjithatë, ai përfundoi një kontratë dyvjeçare që arrinte në 36 milionë dollarë në vit. Në fund për argjentinasin u shpenzuan 72 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit