PSG “troket” në derën e Napoli për sulmuesin, klubi italian ka gati rinovimin e kontratës

8 Maj 2024
12:05
Telesport
back button

Pas eliminimit nga Champions League, te Paris Saint Germain po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez do të largohet këtë verë, ndaj një emër tjetër “big” pritet ta zëvendësojë.

Një nga emrat në listë është sulmuesi i Napoli, Khvicha Kvaratskhelia. Lojtari 23-vjeçar ka kohë që ka përfunduar në shënjestrën e PSG, por s’ka për të qenë e lehtë për ta bindur presidentin De Laurentiis.

Ky i fundit, i dorëzuar për largimin e Viktor Osimhen, nuk dëshiron që të lerë edhe gjeorgjianin të ikë. Për këtë arsye, sipas “Corriere dello Sport”, napolitanët po mendojnë një rinovim për të shmangur humbjen e gjeorgjianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit