PSV Eindhoven kampion i Holandës për herë të 25-të, diferencë e madhe me rivalët

6 Maj 2024
10:14
Telesport
back button

Falë suksesit 4-2 ndaj Sparta Roterdam në ndeshjen e fundit në kampionat, ekipi i PSV Eindhoven është shpallur kampion i Holandës për herë të 25-të në historinë e tij.

Ekipi i PSV ka 9 pikë avantazh ndaj vendit të dytë, Feyenoord, ndërkohë që janë edhe dy javë për t’u luajtur në Eredivisie. Ndaj PSV është e pakapshme, duke e siguruar matematikisht titullin kampion.

Një sukses i merituar i PSV, nisur nga avantazhi i grumbulluar në një kampionat ku dominoi gjatë gjithë kohës (28 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Sezonin tjetër do të luajë në Champions League.

Ekipi i Feyenoord, i shkëputur 15 pikë nga vendi i tretë, do të luajë në eliminatoret e Champions League sezonin tjetër. Vijon gara për një vend në Europa dhe Conference League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit